BALLKAN, 18 Janar 2023, 10:59

Pse Aleksandër Vuçiç nuk largohet nga Vladimir Putin?!

Pse Aleksandër Vuçiç nuk largohet nga Vladimir Putin?!

Eksperti i sigurisë Drizan Shala është shprehur se presidenti serb Aleksandër Vuçiç është i lidhur me politikën e Vladimir Putin.

Në një intervistë për Euronews Albania ai tha se nëse Vuçiç humbet mbështetjen e presidentit rus Vladimir Putin, brenda Serbisë do të ketë trazira.

“Wagner është pjesë përbërëse e politikës ditore të Aleksandër Vuçiç dhe ai në asnjë mënyrë nuk do të tërhiqet nga mbështetja e drejtpërdrejtë që ka bërë deri më tani.

Vuçiç është i lidhur me politikën e Vladimir Putin. Nëse ai do humb mbështetjen e Putin de fakto do të kemi trazira të brendshme në shtetin e Serbisë, sepse si pasaarëdhës i Vuçiç mund të jetë Vulin”- tha ai.