BALLKAN, 27 Prill 2022, 08:39

Tjetër tërmet i fuqishëm në ishujt grekë, lëkundja ndihet në disa zona, ja ku ishte epiqendra

Tjetër tërmet i fuqishëm në ishujt grekë, lëkundja

Një tjetër tërmet i fortë ka goditur Greqinë në jugperëndim të Kythira pak pas orës pesë të mëngjesit sot.

Sipas Institutit Sizmologjik të Athinës magnituda  e tërmetit ishte 5.2 Rihter, ndërsa thellësia vlerësohet të ketë qenë 79 kilometra.

Epiqendra e tërmetit ndodhet 41 kilometra në jugperëndim të Kythira.

Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në Kalamatë, Atikë edhe Kretë.

Tjetër tërmet i fuqishëm në ishujt grekë, lëkundja