BALLKAN, 24 Prill 2022, 21:42

Osmani uron Macronin për fitoren: Mbështetja juaj është kyçe në rrugën tonë euroatlantike

Osmani uron Macronin për fitoren: Mbështetja juaj është

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Emmanuel Macron pas fitores së mandatit të dytë si President i Francës.

Me anë të një postimi në Facebook, Osmani shkruan se mbështetja e Francës, është kyçe në rrugëtimin e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike.

“Pres me padurim forcimin e bashkëpunimit dhe thellimin e marrëdhënieve tona të shkëlqyera dypalëshe. Mbështetja e Macron është kyçe në rrugën tonë të qëndrueshme euroatlantike”, ka shkruar Osmani.

Sipas projeksioneve në Francë, Emmanuel Macron ka siguruar një mandat të dytë me 58.2% të votave, ndërkohë Marine Le Pen ka marrë 41.8% të votave.