BALLKAN, 26 Prill 2022, 14:07

Lufta në Ukrainë/ Erdogan zhvillon bisedë telefonike me Putinin, ja çfarë u diskutua

Lufta në Ukrainë/ Erdogan zhvillon bisedë telefonike me Putinin,

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike me kreun e Kremlinit Vladimir Putin.

Të dy udhëheqësit diskutuan krizën në Ukrainë dhe mundësinë që Turqia të presë një takim midis Moskës dhe Kievit që favorizon vendosjen e një  armëpushimi.

Erdogan ka insistuar vazhdimisht të kryejë rolin e negociuesit gjatë dy muajve të fundit të luftës. Qeveria turke ditët e fundit ka intensifikuar telefonatat diplomatike për të mundësuar takimin e liderëve të Ukrainës dhe Rusisë.

Ditën e djeshme, Erdogan mirëpriti në Ankara Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, një takim në të cilin presidenti turk ritheksoi urgjencën për vendosjen e armëpushimit.