BALLKAN, 23 Janar 2022, 22:18

Covid-19 në Maqedoninë e Veriut/ Njëzet viktima dhe 1424 raste të reja në 24 orët e fundit

Covid-19 në Maqedoninë e Veriut/ Njëzet viktima dhe 1424 raste

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 1424 të infektuar nga 5.604 teste të kryera.

Sipas raportimit të Ministrisë së Shëndetësisë në vend, nga 1424 raste të reja, 214 janë rinfektime.

Po ashtu ka pasur edhe 1.083 pacientë të shëruar dhe njëzet të tjerë kanë humbur jetën.

Në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i pandemisë janë diagnosifikuar gjithsej 256.281 raste, ndërsa prej tyre 227.492 janë shëruar dhe 8.218 kanë humbur jetën.

Momentalisht në vend janë aktive 20.571 raste.