TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ditë pas vrasjes së 19-vjeçarit në Vushtrri të Kosovës, një tjetër ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në të njëjtën zonë pasditen e kësaj të hëne.
Mediat në Kosovë raportojnë se pasditen e sotme janë regjistruar të shtëna me armë zjarri në në Komunën e Vushtrrisë. Dyshohet se nga të shtënat kanë mbetur të vrarë dy persona.
Lajmin është konfirmuar për mediat e Kosovës nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni. Sipas tij, prokurori kujdestar është nisur në drejtim të vendit të ngjarjes për të ndjekur rastin.