BALLKAN, 22 Mars 2025, 13:08

“Liri për çlirimtarët”, “Drejtësi, jo politikë”, disa të rinj protestojnë para EULEX ku po qëndron Hashim Thaçi

 

“Liri për çlirimtarët”, “Drejtësi, jo

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është duke qëndruar një vizitë në Kosovë. Gjykata Speciale ka lejuar vizitën e Thaçit pesë ditë pasi vdekjes së babait të tij.

Thaçi po qëndron në zyret e EULEX-it, në Fushë Kosovë, ku edhe po pranon vizita nga familjarët e tij. Deri tani ai ka takuar bashkëshorten e tij dhe po ashtu vëllezërit.

Ndërsa Thaçi po qëndron në ambientet e EULEX-it, disa të rinj janë duke protestuar, ku edhe po kërkohet liri për të.

“S’kemi heronj për të sakrifikuar”, “Liri për çlirimtarët”, “Liria ka emër”, “Drejtësi, jo politikë”, janë disa mbishkrimet e vendosura në pankartat që ata po mbajnë.

“Liri për çlirimtarët”, “Drejtësi, jo “Liri për çlirimtarët”, “Drejtësi, jo

Thaçi ka arritur të premtën në Kosovë, ku edhe ka vizituar varrin e babait të tij dhe kishte vendosur një kurorë me lule.

Vizitën e Thaçit në Kosovë e konfirmuar nga Specialja, duke njoftuar se ai është lejuar të bëjë nderime dhe të jetë me familjen e ngushtë.

“Mund të konfirmoj se për arsye bindëse humanitare, trupi gjykues dhe gjyqtari i procedurës paraprake kanë udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë në paraburgim në Kosovë për Hashim Thaçin që t’i bëjë nderimet dhe të jetë me familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në paraburgim nga Dhomat e Specializuara”, ka thënë për Telegrafin, Michael Doyle, zëdhënës i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Thaçi nuk ishte lejuar nga Specialja të merrte pjesë në varrimin e babait të tij.

Ish-presidenti i Kosovës vazhdon të mbahet në paraburgim që nga viti 2020.