TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka reaguar ndaj deklaratës së gjeneralit amerikan Wesley Clark, i cili shprehu gëzimin për suksesin e operacionit që solli paqen në Kosovë.
Sipas presidentit serb, ai nuk duhet të ndihet krenar pasi sulmuan një vend të vogël.
“Wesley Clark është krenar për atë që bëri, njerëzit në Serbi janë të indinjuar me atë që ai bëri. Dhe nuk e shoh se në çfarë reflektohet kjo krenari e madhe kur 19 vende, pavarësisht nga Karta e OKB-së dhe vendimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, sulmoi një vend të vogël”, ka thënë Vuçiç, raportojnë mediat serbe.