BALLKAN, 11 Nëntor 2024, 18:08

Tronditet Ferizaj, plagosen me thikë katër kalimtarë. Çfarë thotë policia

Tronditet Ferizaj, plagosen me thikë katër kalimtarë.

Tronditet Ferizaj! Plagosen me thikë katër kalimtarë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40. 

Të plagosur rëndë kanë mbetur dy 18-vjeçare dhe dy djem të moshave 29 dhe 32-vjeçare.

Ende nuk dihen arsyet e këtij sulmi të rëndë, ndërsa thuhet se dy prej të plagosurve janë nisur drejt Prishtinës, pasi gjendja shëndetësore e tyre është kritike.

Njoftimi i policisë:

Me datën 11.11.2024 rreth orës 15:40 jemi informuar se një person i moshës madhore, në rrugët: “Enver Topalli”, “Halim Spahija” dhe “Ejup Statovci” në rrethana ende të pasqaruara u ka shkaktuar lëndime të rënda trupore( therur me thikë) 4 persona kalimtarë të rastit, dy femra ( të moshave nën 18 vjeçe dhe dy meshkuj ( të moshave madhore, rreth 29-32 vjeçare). Të lënduarit për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor, 2 persona janë dërguar në QKUK-Prishtinë, ndërsa 2 të tjerë janë duke u trajtuar në Ferizaj.

Ekipe të shumta të policisë, përfshirë, edhe Njësinë e Reagimit të Shpejtë kanë nisur kërkimin e personit të dyshuar. Pas një pune intenzive të kërkimit, rreth orës 16:40 kanë arritur që në rrugën ” Besim Rexhepi” në afërsi të qendrës tregtare ” Plus Market” të arrestojnë të dyshuarin E.S ( M/K) i moshës rreth 59 vjeçar, i cili nën masa të sigurisë është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj.

Hetuesit dhe krimteknikët rajonal janë duke i ekzaminuar vendet e incidentit, ndërsa është gjetur edhe një mjet i mprehtë ( thikë) me të cilën dyshohet se është përdorur në rastet e sipër përmendura. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.