BALLKAN, 5 Prill 2025, 13:15

"Sistemi i korruptuar vrau fëmijët tanë", nis protesta e familjarëve të viktimave të Koçanit

"Sistemi i korruptuar vrau fëmijët tanë", nis protesta

Me fotografi të viktimave, familjarët dhe të afërmit e viktimave të Koçanit, me heshtje dhe të qara, nisën marshimin për 60 të vdekurit në diskotekën “Pulse”. Ata thanë se është koha për të ndaluar drejtësinë selektive dhe u thanë autoriteteve se sistemi i korruptuar vrau fëmijët e tyre.

Pa thënë asnjë fjalë, ata dërguan mesazhet e tyre përmes pankartave ku shkruhej: “Ky nuk është një aksident, kjo është vrasje”, “Sistemi i korruptuar na vrau fëmijët”, “Marshimi për 59 engjëjt”.

Nga sheshi i Koçanit kanë kaluar pranë kafenesë së pronarit të disko “Pulse”, ku janë ndalur dhe kanë heshtur për nder të të vdekurve. Nga këtu shkojnë në Komunën e Koçanit, selinë e Ministrisë së Punëve të Brendshme në qytet, si dhe në Gjykatën Themelore.