BALLKAN, 16 Janar 2024, 21:07

Shpërthimi në veri të Mitrovicës/ Identifikohen të përfshirët, pistat ku po hetohet

Shpërthimi në veri të Mitrovicës/ Identifikohen të

Policia e Kosovës vijon hetimet për shpërthimin e ndodhur një natë më parë në veri të Mitrovicës. Autoritetet në Kosovë njoftojnë se janë indentifikuar dy persona dhe pritet të merren në pyetje për rastin.  

Mendohet se ngjarja e ndodhur në Mitrovicë lidhet me një konflikt që kishte zanafillën më herët mes të përfshirëve në këtë ngjarje.

“Jemi duke hetuar në disa pista”, ka thënë më tej policia e Kosovës.

Ngjarja u raportua një natë më parë, ku pranë një lokali shpërtheu një granatë dorë dhe si pasojë mbetën të lënduar dy persona të cilët u transportuan për trajtim mjekësor menjëherë.

Gjithashtu si pasojë e shpërthimit u dëmtuan edhe disa makina.