TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Avokati i Nikolla Sanduloviç, Cedomir Stojkoviç tha në një intervistë për Euronews se ka folur me Sanduloviç dhe duket se ai është në humor të mirë. Megjithatë gjendja e tij fizike nuk është dhe aq e mirë, pasi ka mbetur i paralizuar nga dhuna e ushtruar.
“Së pari ne jemi të lumtur që Nikolla Sanduloviç është gjallë, pasi pas atyre që ndodhën ai mund të ishte i vdekur. Aktualisht gjendja e tij është e qëndrueshme, por jo e mirë. Ai ka brinjë të thyer dhe pjesa e djathtë e trupit të tij është e paralizuar. Ai nuk mund të lëvizë këmbën e tij të djathë dhe as krahun e djathtë. Unë bisedova me të dhe humori i tij është mirë”,-tha avokati.
Politikani Nikolla Sanduloviç u burgos dhe u dhunua pasi ai vendosi lule në varrin e të miturës Blerina Jashari, e cila humbi jetën në masakrën e Prekazit.