BALLKAN, 15 Janar 2024, 19:23

Lajçak takon zv. kryeministrin e Kosovës: Zbatimi i marrëveshjes me Serbinë, çështje urgjente

Lajçak takon zv. kryeministrin e Kosovës: Zbatimi i

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak është takuar me zv. kryeministrin e Kosovës Besnik Bislimi para nisjes së Forumit të Davos.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Lajçak u shpreh se në takim është diskutuar për një sërë temash që lidhen me dialogun Kosovë-Serbi. “Para nisjes së Forumit të Davosit takova zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi për të diskutuar një gamë të gjerë temash që lidhen me dialogun dhe pritjet për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë në periudhën e ardhshme”, shkroi ai.

Sipas Lajçak ata u dakordësuan që zbatimi i marrëveshjeve të arritura mes Prishtinës dhe Beogradit është çështje urgjente. “Ne ramë dakord që zbatimi i shpejtë i Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit është çështje urgjente”, shtoi Lajçak.