BALLKAN, 19 Prill 2022, 20:46

Sanksionet, Greqia sekuestron cisternën ruse në Egje

Sanksionet, Greqia sekuestron cisternën ruse në Egje

Autoritetet greke kanë kapur një cisternë ruse në Detin Egje si pjesë e sanksioneve të BE-së të vendosura kundër Rusisë. 

"Pegasus" me flamur rus, me 19 anëtarë të ekuipazhit rus në bord, u kap të premten dhe aktualisht është ankoruar në gjirin e Karystos, në bregun jugor të ishullit Evia, tha roja bregdetare greke.

Urdhri i konfiskimit ka të bëjë me vetë anijen dhe jo me ngarkesën e saj.

Sipas sanksioneve të BE-së, ka ndalime për anijet me flamur rus që të hyjnë në portet e bllokut, si dhe embargo për disa importe dhe eksporte.