TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Michael Roth, kryetari i komisionit të politikës së jashtme të Bundestagut gjerman, publikoi një letër të nënshkruar nga 24 deputetë të lartë të parlamenteve të vendeve evropiane, e cila është dërguar në adresë të liderëve të Bashkimit Evropian.
Ai së bashku me letrën kishte edhe një mesazh për presidentin serb, Aleksandar Vuçiqin – “Je plotësisht i izoluar”.
“I nderuari president Vuçiq, ky nuk është as një komplot, as një fushatë socialiste. Jeni plotësisht të izoluar! 24 përfaqësues të rangut të lartë nga e gjithë Evropa i bëjnë thirrje BE-së që në mënyrë të pavarur të hetojë akuzat për mashtrim dhe të bëjnë rekomandime për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme në Serbi”, shkruan Roth në platformën X.
Letra i bën thirrje Bashkimit Evropian të kryejë një hetim të pavarur për të gjitha parregullsitë e raportuara dhe pretendimet për mashtrim.
“Qëllimi ynë i përbashkët është ta shohim Serbinë si anëtare të Bashkimit Evropian në këtë dekadë. Një kusht i domosdoshëm për këtë është demokracia funksionale dhe shteti i së drejtës”, thuhet në letër.
Ata deklarojnë se ngjarjet pas zgjedhjeve dhe reagimi represiv i shtetit tregojnë për një përshkallëzim të mëtejshëm të zhvillimit autokratik në shtet.