BALLKAN, 18 Janar 2024, 18:19

Vuçiç ‘lojë me dy porta’ nga Davos: Nuk heq dorë nga investimet europiane, por as nga kinezet

Vuçiç ‘lojë me dy porta’ nga Davos: Nuk heq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi sot në panelin e Forumit Ekonomik Botëror në Davos se nuk mund të heqë dorë as nga 30% e investimeve kineze dhe as nga 65% e atyre evropiane në vendin e tij. Vuçiç tha në panelin “Agimi i Ri Euroaziatik” se vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Juglindore janë nën presion kur bashkëpunojnë me Kinën.

“Ata na pyesin nëse duam të anëtarësohemi në BE apo Kinë. Ne duhet të punojmë për të mirën e vendeve tona, nuk mund të jemi të suksesshëm pa investime të mëdha kineze, pa bashkëpunim të ngushtë me ta dhe njerëzit në Evropë duhet ta kuptojnë këtë”, tha ai.

Presidenti i Serbisë shtoi se rajoni i Kinës ka rritje më të lartë se sa Bashkimi Evropian, duke thënë se vlerësimi i shpejtë i rritjes së vendeve të BE-së këtë vit është 0,6% dhe se parashikimet e fundit të Bankës Botërore për Kinën në vitin e ardhshëm janë 0,9%.