TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Avokati serb, Cedmori Stojkovic, sot ka vizituar Prekazin ku edhe ka bërë homazhe tek varrezat e familjes Jashari. Stojkovic në këtë vizitë të tij, ka lënë edhe një letër tek varri i Blerina Jasharajt, ku ka shkruar:
“Urrejtja vdes. Ti jeton përgjithmonë. Një mijë lot për një mijë vjet paqe. Dhe miliona shpres dhe ëndrra. Të cilat fillojnë me fjalën “Më fal””, thuhet në letrën e Stojkovic.
Vizita e Stojkovic tek varrezat e familjes Jashari ka ardhur pas arrestimit të politikanit serb, Nikola Sandulovic, pas publikimit të videos teksa nderonte varrezat e familjes Jashari.