BALLKAN, 27 Janar 2023, 20:01

Rikthehen tensionet në veri, sulmohet me armë policia e Kosovës

Rikthehen tensionet në veri, sulmohet me armë policia e Kosovës

Policia e Kosovës se është sulmuar me armë zjarri ne drejtim të patrullës policore në lokacionin e njohur si Banjskë, në Komunën e Zveçanit, të banuar me shumicë serbe.

Sipas Policisë, nga ky sulm nuk ka zyrtar të lënduar, përveç dëmeve materiale të shkaktuara në automjetin e policise.

“Njësitet relevante policore kanë vazhduar me hetime intensive, duke arritur të identifikojnë një veturë të dyshuar të braktisur [xhip-opel], në një rrugë malore në distancë prej rreth 250 metra largësi, e cila dyshohet se mund të jetë e përfshirë në rast. Po ashtu në afërsi të automjetit të dyshuar janë vërejtur edhe gjurmët e personave të dyshuar të cilët kanë ikur në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftim.