BALLKAN, 25 Janar 2023, 16:19

Qeveria e Kosovës shpërndan 50 euro shtesë për të gjithë punonjësit e sektorit publik

Qeveria e Kosovës shpërndan 50 euro shtesë për të

Qeveria e Kosovë në mbledhjen e saj të fundit ka marr vendim që t’i ndaj nga 50 euro shtesë në pagë për puonjësit e sektorit publik edhe në muajin janar.

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se kjo shtesë deri në hyrjen në fuqi të Ligjit të Pagave, që pritet të nisë në muajin shkurt.

“Për të mbuluar hendekun deri në muajin shkurt, edhe kur priten të ekzekutohen pagat me Ligjin e ri të Pagave. Ky propozim ka të bëjë në kuadër të shtesës së Pakos me Përballjen me Inflacionin”, tha Murati.

Shtesat nga 50 euro për sektorin publik pati nisur në muajin shtator 2022.

Po ashtu, në këtë mbledhje është marr vendimi për t’i ndarë nga 60 euro shtesë për personelin shëndetësor.