TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë -Serbi, Mirosllav Lajçak, është takuar mbrëmjen e djeshme me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe zv.kryeministrin, Besnik Bislimi.
Me anë të një postimi në twitter, Lajçak njofton se është kthyer në Kosovë për të vazhduar diskutimet për hapat e ardhshëm dhe rrugën përpara normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.
Lajçak po ashtu shton se është rënë dakord që të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut duhet të zbatohen plotësisht.
Postimi i Lajçak:
Kthehem sot në Kosovë për të vazhduar diskutimet e mia të sinqerta, të hapura dhe intensive me Kryeministrin @albinkurti dhe ZKM @BislimiBesnik për hapat e ardhshëm dhe rrugën përpara për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Ne gjithashtu ramë dakord që të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut duhet të zbatohen plotësisht.