BALLKAN, 4 Mars 2026, 18:52

Presidenti i ri i Kosovës/ Albulena Haxhiu: Nuk mund të ketë seancë plenarë nëse nuk ka dy kandidatë!

Presidenti i ri i Kosovës/ Albulena Haxhiu: Nuk mund të ketë

Ajo bëri të ditur se deri më tani është pranuar vetëm një kandidaturë, ajo e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, përkatësisht emri i Glauk Konjufcës.

“Në cilësinë e kryetares së Kuvendit kam pranuar vetëm një kandidaturë për president, e cila është propozuar nga 30 deputetë nënshkrues. Sipas dokumentacionit, një pjesë e deputetëve nga Grupi Parlamentar i VV-së dhe disa deputetë nga grupi multietnik kanë nominuar Glauk Konjufcën”, deklaroi Haxhiu në konferencë për media.

Gjithashtu theksoi se procesi i votimit nuk mund të nisë pa u plotësuar kushti themelor për të pasur së paku dy kandidatë të mbështetur me nënshkrimet e nevojshme.