BALLKAN, 28 Shkurt 2026, 18:06

E rëndë! Gruaja shtatzënë gjendet e vdekur në shtëpinë e saj, nis hetimi për bashkëshortin

E rëndë! Gruaja shtatzënë gjendet e vdekur në

Autoritetet greke u njoftuan të shtunën pasdite për një ngjarje të rëndë në zonën e Kolonos, ku një grua shtatzënë u gjet e pajetë brenda banesës së saj.

Sipas informacioneve të para, viktima dyshohet se kishte pësuar një dëmtim në kokë. Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Forca të shumta policie mbërritën menjëherë në vendngjarje për të kryer veprimet hetimore, ndërsa në ambientet e policisë u shoqërua edhe bashkëshorti i saj. Ai po merret në pyetje dhe ndodhet nën hetim nga autoritetet kompetente.

Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.