TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Turqia njoftoi sot (4 mars) se sistemet mbrojtëse të NATO-s kanë kapur një raketë balistike të lëshuar nga Irani, përpara se ajo të hynte në hapësirën ajrore turke.
Keshtu, një raketë balistike e lëshuar nga Irani dhe e drejtuar për në hapësirën ajrore turke pasi fluturoi mbi Sirinë dhe Irakun u shkatërrua nga sistemet e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s në Mesdheun lindor, tha Ministria Turke e Mbrojtjes.
Ministria deklaroi në një deklaratë se nuk pati viktima ose të plagosur në incident, duke shtuar se Turqia rezervon të drejtën për t'iu përgjigjur çdo veprimi armiqësor kundër saj, ndërsa paralajmëroi palët të përmbahen nga veprimet që mund të përshkallëzojnë konfliktin.
Konkretisht, Ministria Turke e Mbrojtjes Kombëtare deklaron se:
“Një raketë balistike, e lëshuar nga Irani dhe e zbuluar duke u drejtuar drejt hapësirës ajrore turke, pasi kaloi hapësirën ajrore të Irakut dhe Sirisë, u neutralizua menjëherë nga mbrojtjet raketore të NATO-s të vendosura në Mesdheun Lindor”.
Ndër të tjera, Ankaraja vëren se:
“Çdo hap i ndërmarrë për të mbrojtur territorin dhe hapësirën ajrore tonë do të jetë vendimtar dhe pa hezitim. Ju kujtojmë se rezervojmë të drejtën për t’iu përgjigjur çdo qëndrimi armiqësor ndaj vendit tonë”.
Gjithashtu, sipas ministrisë turke, municioni që ra në rajonin Dertyol të provincës Hatay ishte pjesë e sistemit të mbrojtjes ajrore të Turqisë, i cili e kapi kërcënimin në ajër. Nuk pati viktima apo të lënduar nga incidenti.