BALLKAN, 28 Mars 2025, 15:41

Përmbytje në Bosnje/ Shirat rrisin nivelin e lumenjve, mbyllen disa ura

Përmbytje në Bosnje/ Shirat rrisin nivelin e lumenjve, mbyllen disa

Reshjet disaditore të shiut kanë shkaktuar probleme të shumta në veri të Bosnjë-Hercegovinës dhe në Kroaci. Përmbytje të banesave, vështirësi në qarkullim  e mbyllje të disa shkollave, kjo është situata në Bosnjë Hercegovinë.

Për shkak të rritjes së nivelit të ujit, disa ura janë mbyllur për qarkullim. Alarmuese paraqitet situata në qytetin boshnjak, Sanski Most. Nivelet e ujit të lumenjve Sana dhe Dabar vazhdojnë të rriten, duke krijuar një kërcënim serioz për popullsinë dhe infrastrukturën lokale.

Ekipet e Mbrojtjes Civile kanë dalë në terren, ku po japin ndihmën në zonat që paraqesin rrezik për jetën e qytetarëve. Për shkak të motit të paqëndrueshëm janë mbyllur disa shkolla në vend.

Në Laktashi, në veriperëndim të Bosnjës dhe Hercegovinës, mbrëmjen e 27 marsit është shpallur gjendja e jashtëzakonshme. Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme  të shumta në qytetin e Banja Llukës, situate kritike ne disa lagje të saj.

Në të gjitha shkollat e qytetit të Derventës, e cila është pjese e Republikës Srpska, është ndërprerë procesi mësimor ​​për shkak të rritjes së nivelit të ujit të lumit Ukrina. Reshje e vazhdueshme kane shkaktuar probleme të shumta dhe në veri në Kroacisë, ku ekipet e Emergjencave Civile janë në gatishmëri. Sipas Institutit Federal Hidrometeorologjik, reshje intensive priten deri më 29 mars, ndërsa më pas parashikohet stabilizim gradual i motit dhe ndërprerje e reshjeve deri më 3 prill.