TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Aktivistët e nismës “Asnjë cent më shumë” në Kosovë, i kanë bërë “dhuratë” një torte me mbishkrimin “15%” kryetarit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, Ymer Fejzullahu.
Teksa shkonte drejt mjetit të tij, Ymer Fejzullahu u përball me njërin nga aktivistët, i cili i tha se ka një dhuratë për të nga qytetarët e Kosovës.
Fejzullahu nuk e pranoi dhe më pas aktivisti Dibran Hoxha, ia hodhi tortën kur kryetari i ZRRE-së hyri brenda në makinë.
Ngjarja e sotme, mësohet se vjen pas atij të së hënës brenda zyrave të ZRRE-së, ku aktivistët në derën e zyrës vendosën mbishkrimi “Në shërbim të KEDS”, ndërkohë që fjalës “qytetarëve” në mbishkrim i është rënë vizë.
Aktivistët po kundërshtojnë rritjen e paralajmëruar prej 15 për qind të çmimit të rrymës duke nisur nga prilli, shkruan Koha.net.
Të shtunën nga ora 15:00 është paralajmëruar po ashtu të mbahet protesta në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.