TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një bisedë e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me dy komedianë rusë ka shkaktuar reagime të mëdha, pasi ai ra pre e një shakasë, duke menduar se po fliste me kryeministrin e Letonisë.
Shakaja e njëjtë kishte tentuar të bëhej edhe me Hashim Thaçin, i cili kishte arritur ta zbulojë mashtrimin në një fazë të hershme.
Në një deklaratë të tij, Thaçi shpjegoi se komedianët rusë kishin tentuar të depërtojnë në zyrën e tij, por falë kujdesit të institucioneve kosovare, ata ishin ndaluar.
Ai theksoi se kishte pasur një përpjekje para shtatë ose tetë muajsh për të komunikuar me të në emër të ish-presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko, por ky komunikim ishte parandaluar nga kabineti i tij, duke i shmangur çdo mundësi të mashtrimeve të tilla.
Thaçi e falënderoi kabinetin e tij për kujdesin maksimal në këtë situatë, duke theksuar se ai nuk mund të fliste me askënd pa qenë i informuar paraprakisht dhe pa pasur siguri për temat që mund të diskutoheshin.
Ky incident ka patur reagime, pasi dhe Zoran Zaev, ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, kishte rënë gjithashtu pre e të njëjtës situatë.