TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në fshatin Zlipotok të Dragashit, ku deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Hoxha, bashkë me bashkëshorten dhe vajzën e mitur, janë sulmuar fizikisht.
Sipas burimeve, më 1 gusht 2025, rreth orës 18:10, deputeti 57-vjeçar Adem Hoxha, bashkëshortja e tij N.H., 50 vjeçe, dhe vajza e tyre 14-vjeçare janë përfshirë në një përleshje me një person të dyshuar me inicialet S.K., 61 vjeç.
Pas sulmit, viktimat janë paraqitur fillimisht në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Dragash për ndihmë mjekësore, dhe më pas janë transferuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku mjekët kanë konstatuar se lëndimet janë të lehta trupore.
Policia në Dragash, në bashkëpunim me hetuesit rajonalë, ka nisur menjëherë hetimet për ngjarjen, ndërsa motivi i sulmit mbetet ende i paqartë. Me urdhër të prokurorit kujdestar, ndaj të dyshuarit është inicuar rasti “Lëndim i lehtë trupor” dhe është vendosur ndalimi për 48 orë.
Autoritetet po trajtojnë me prioritet të lartë këtë rast, për shkak të përfshirjes së një zyrtari të lartë të shtetit.