BALLKAN, 1 Gusht 2025, 20:04

Ra nga çatia teksa punonte, humb jetën ish-komandanti i UÇK-së, ja çfarë thotë policia

Ra nga çatia teksa punonte, humb jetën ish-komandanti i

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Selman Kajtazi, ka ndërruar jetë në QKUK si pasojë e plagëve të marra pas një rrëzimi nga kulmi, teksa po punonte në një shtëpi familjare në një fshat të Vushtrrisë.

Policia e Kosovës njoftoi se ngjarja ka ndodhur më 19 korrik, ndërsa 58-vjeçari ka qenë nën trajtim mjekësor deri më 1 gusht, kur humbi jetën. Me urdhër të prokurorit, rasti është regjistruar si “vdekje e dyshimtë” dhe trupi i tij është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Selman Kajtazi, i njohur si Komandant Lika, ishte një nga figurat kryesore në betejën e Rrasës së Koshares, ku së bashku me komandant Drenica – Jetullah Gashin, mbante një nga pozicionet më vendimtare të frontit.