TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shtatorja e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeut në Prizren u bë pre e një akti vandal, teksa përkrenarja dhe shpata u lyen me ngjyrë ari. Shoqata “Trojet e Arbrit” e dënoi ashpër këtë veprim, duke e cilësuar si një provokim të qëllimshëm dhe sulm ndaj krenarisë kombëtare.
Kryetari i shoqatës, Nue Oroshi, kërkoi veprim urgjent nga institucionet e sigurisë dhe drejtësisë për të identifikuar dhe ndëshkuar autorët. “Ky akt cenon jo vetëm figurën e Skënderbeut, por edhe vlerat tona kombëtare,” theksoi ai në një postim në rrjetet sociale.

Shtatorja, e vendosur në rrethrrotullimin e rrugës “Hasan Prishtina” në Prizren më 28 nëntor 2020, përfaqëson një simbol të fuqishëm historik dhe kombëtar, në një qytet ku u themelua “Lidhja Shqiptare e Prizrenit”.
