TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ditë para se të dështojë afati i Kushtetueses për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, janë tërhequr nga gara dy kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Nga gara për president u tërhoqën Glauk Konjufca dhe Fatmire Muhlaxha Kollcaku.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Glauk Konjufca në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ka thënë se përmes çështjes së presidentit, opozita dëshiron ta rrëzojë Qeverinë.
Konjufca deklaroi se partitë opozitare e dijë saktë se nuk mund ta përmbysin rezultatin e zgjedhjeve të 28-dhjetorit dhe nuk mund t’i marrin 50% në zgjedhjet e parakohshme. Konjufca theksoi po ashtu se jemi në situatën kur opozita mund të ketë president por nuk dëshiron të ketë president.
Sot Kuvendi i Kosovës thirri mbledhje urgjente, pasi nesër afati i lënë nga Kushtetuesja përfundon.