BALLKAN, 27 Prill 2026, 17:14

Nis seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës/ Mungon opozita, në axhendë diskutimet për zgjedhjen e Presidentit të ri

Nis seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës/ Mungon

Në Kuvendin e Kosovës ka nisur seanca e jashtëzakonshme plenare. Në seancë pritet të diskutohet për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Opozita nuk do të marrë pjesë në këtë seancë. Ditën e nesërme skadon edhe afati i Kushtetueses për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Lëvizja Vetëvendosje u ka kërkuar PDK-së dhe LDK-së të propozojnë tre emra koncensual për president. PDK ka refuzuar e LDK ka propozuar ish-presidenten Vjosa Osmani në këmbim të 66 votave për zgjedhjen e saj në raundin e parë.