BALLKAN, 27 Prill 2026, 14:02

Të burgosurit i vënë zjarrin qelive në Greqi dhe tentojnë të arratisen, si u dështoi plani

Të burgosurit i vënë zjarrin qelive në Greqi dhe

Një zjarr shpërtheu pak para orës 11:00 të ditës së sotme (27 prill) në ambientet e Paraburgimit të Shtabit të Policisë së Magnezisë në rajonin e Thesalisë në Greqi, duke mobilizuar menjëherë Departamentin e Zjarrfikësve të Volosit, i cili nxitoi në vendngjarje me automjete për të shuar zjarrin.

Një ambulancë e EKAB u thirr në vendngjarje si masë paraprake, por nuk pati nevojë të ndërhynte, pasi nuk kishte persona të bllokuar ose të lënduar. Zjarri u vu nën kontroll brenda pak minutash.

Zjarri nuk ishte i përmasave të mëdha dhe u vu nën kontroll shumë shpejt, informon “Protothema”.

Por sipas informacioneve, incidenti u shkaktua nga një grup prej 12 të burgosurish, të cilët i vunë flakën mbeturinave dhe çarçafëve, përfshirë një batanije.

Gjatë transferimit të tyre për arsye sigurie në një qendër paraburgimi të përkohshëm, ata u përpoqën të arratiseshin, por nuk ia dolën dot.

Plani i tyre dështoi si pasojë e masave të lartë nga autoritetet, ndërsa dyshohet se kanë pasur një plan paraprak të mirëorganizuar për arratisjen.