TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Moti i keq ka gjunjëzuar Greqinë në disa rajone të saj, kryesisht pjesa lindore, gjatë ditës së sotme.
Shira, stuhi dhe breshër kanë përfshirë vendin, herë pas here të shoqëruara me vetëtima të forta e gjëmime.
Fenomeni pritet të vazhdojë në orët në vijim, ndërsa aktivitet intensiv i rrufeve është regjistruar tashmë në Atikë dhe deri afër Shqipërisë.
Sipas meteorologut Giorgos Tsatraphyllias , moti i keq do të vazhdojë deri në fund të pasdites, me stuhi që do të prekin zonat lokale të Atikës. Vëmendje e veçantë u rekomandohet qytetarëve, pasi fenomeni mund të shoqërohet me reshje të rrëmbyeshme shiu, aktivitet intensiv të rrufeve, erëra shumë të forta përkohësisht dhe breshër të mundshëm.
Breshëri goditi rajonet e Atikës, Kosturit, Fthiotidës dhe Larinës. Konkretisht edhe në zona si Agia Sotira, Mandra, duke shkaktuar edhe dëme, raporton “Protothema”.
“Degë dhe copa pemësh ranë gjithashtu në Makrakomi, Makri, ndërsa një pemë e madhe manash bllokoi rrugën për në Platystomo. Ekipet e Bashkisë së Makrakomit dhe ekipet e Zjarrfikësve po punojnë për të ofruar ndihmë dhe për të hapur rrugët.
Dëmtime të mëdha u shkaktuan në pemët që ranë në tokë për shkak të erërave shumë të forta, sipas të njëjtit informacion.