TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë edhe njëherë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e votës, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje për zhvillimin dhe stabilitetin e vendit.
Në një mesazh drejtuar qytetarëve, Kurti theksoi se kanë mbetur edhe pak orë deri në mbylljen e vendvotimeve dhe se çdo votë është e rëndësishme për të ardhmen e shtetit.
“Të dashur qytetarë, kanë mbetur më pak se 3 orë kohë për të votuar. Të gjithë ju që ende nuk keni votuar, ju lutem ta bëni një gjë të tillë”, tha Kurti.
Ai shtoi se vendimi i qytetarëve ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin dhe sigurinë e vendit.
“Për pak minuta vendosim për zhvillim, siguri dhe stabilitet për vendin tonë”, u shpreh ai.
Kurti u bëri thirrje edhe atyre që kanë votuar që të inkurajojnë të tjerët të dalin në zgjedhje.
“Ju që tashmë keni votuar, ftoni miqtë, farefisin e dashamirët të shkojnë për të votuar. Sa më e gjerë vendimmarrja aq më e fortë demokracia dhe Republika jonë”, u shpreh Kurti.
Ai kujtoi gjithashtu mundësinë e votimit me kusht për qytetarët që ndodhen jashtë komunës së tyre.
Në fund të mesazhit, Kurti bëri thirrje që qytetarët të mos e lënë votimin për minutat e fundit.
“Dil dhe voto! Pak kohë ka mbetur. Mos e le për në fund!”, tha ai.