TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nënkryetari i Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë (SSP), Borko Stefanoviç, reagoi lidhur me informacionin se policia e Malit të Zi ka ndaluar hyrjen në vend për një grup prej të paktën 90 personash nga Serbia, të cilët të mërkurën kishin mbërritur në Tivat me një fluturim “charter” nga Beogradi.
Stefanoviç tha se 90 personat, shumë prej të cilëve kanë dosje kriminale, janë dërguar personalisht nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
“Ja çfarë bën realisht Vuçiç në rajon dhe si duket ‘rruga e tij evropiane’, në shembullin e fluturimit kriminal për në Tivat që e ka dërguar personalisht. Ai ka dërguar me avion charter, një aeroplan të tipit Embraer që është paguar në mënyrë të dyshimtë, 90 persona, shumë prej të cilëve kanë dosje kriminale, për të siguruar në mënyrë joformale Vuçiçin në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Tivat,” shkroi Stefanoviç.
Policia e Malit të Zi po i kthen ata në Serbi nga aeroporti i Tivatit, pasi është konstatuar se janë “persona të interesit për sigurinë”.
“Dërgimi i një formacioni para-policor është gjë normale dhe e zakonshme, por vetëm në koordinim të ngushtë me vendin pritës dhe kurrsesi 90 persona, përveç nëse je president i SHBA-së për shembull. Duket se Aleksandar Vuçiç nuk e kupton se nuk mund të sillet jashtë vendit si në shtëpi, ku nën pushtetin e SNS-së nuk dihet më kush është polic e kush kriminel. Ai nuk mund ta pranojë se nuk është as afër të qenit i rëndësishëm apo kryesor në Samitin në Tivat”, shtoi ai.
Opozitari serb pretendon se ky skandal është turp për Serbinë dhe se tregon fytyrën e vërtetë të Vuçiçit, të cilin e akuzon se synon të prishë marrëdhëniet me fqinjët dhe të krijojë konflikte, duke dëshmuar mungesën e një “rruge evropiane” të vërtetë dhe shkatërrimin e stabilitetit në Serbi dhe rajon.
“Vuçiçi është mësuar të sillet me arrogancë, edhe pse e di se dikur edhe mentorin e tij politik dhe frymëzimin e përhershëm, Sheshelin, e nxorën me forcë nga Mali i Zi. Tani po ndodh e njëjta gjë me ekipin e tij kriminal që e ka dërguar në Mal të Zi si para-polici e presidentit të shtetit, gjë që është një turp dhe poshtërim i paprecedent për Serbinë.
Bruka i sramota!
— Borko Stefanović (@BorkoStef) June 3, 2026
Vučić poslao avion čarter letom u Tivat sa 90 kriminalaca!
Francuska bezbednosna služba javila Crnogorcima da su to bezbednosno interesantna lica i naoružani!
A što ih je poslao? Da mu čuvaju strah? Da mu skandiraju “Aco Srbine”?
Izbačen kao njegov politički… pic.twitter.com/Sel8tOZTyu
Ai u detyrohet qytetarëve të Serbisë të shpjegojë kush e pagoi fluturimin charter kriminal për në Tivat, kush i ftoi njerëzit me dosje kriminale të shkonin si para-polic e Vuçiçit në Mal të Zi, nëse ishin të armatosur dhe nëse mban mend fjalët e tij të para disa ditëve se nuk mund të ketë kriminelë në polici? Çfarë po bën, o njeri?”, pyeti Stefanoviç.
Ndërkohë, opozitarja tjetër në Serbi, Marinika Tepiç ka publikuar edhe emrat e personave që ishin pjesë e këtij veprimi në Mal të Zi.
Aeroplani është mbajtur në pistën e aeroportit të Tivatit për kontrolle të detajuara të personave që kanë mbërritur, si dhe për verifikimin e arsyes së vizitës së tyre, u tha nga policia.
▶️ 06B - Jaćimovski Nenad, vozio kola iz kojih su izašli napadači na studenta Lazara Dinića
— Marinika Tepić (@MarinikaTepic) June 3, 2026
▶️ 18C - Narači Nemanja, suspendovani policajac koji je kolima pokosio i povredio ljude na Futoškoj
▶️ 19D - Kojović Stefan, jedan od četvorice koji su lomili vilicu studentkinji Ani
▶️… https://t.co/kEtPW8QEIk