TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një automjet i policisë në Bistricë të Leposaviqit në Kosovë është sulmuar nga autorë të paidentifukuar.
Përmes një njoftimi Policia e Kosovës bëri publik lajmin, ku tha se efektivët janë detyryar të qëllojnë me armë zjarri për të shmangur rrezikun ndaj tyre.
Mësohet se automjeti i policisë u godit nga një veturë në lëvizje, duke rrezikuar jetën e efektivëve. Ndërkohë autorët u larguan me shpejtësi nga vendngjarja.
“Njësia policore e cila ka qenë në pikë kontrolli, gjatë realizimit të detyrave policore ka tentuar ta ndalojë një veturë, e cila gjatë lëvizjes ka goditur automjetin e Policisë së Kosovës duke rrezikuar drejtpërdrejt edhe jetën zyrtarëve policorë, të cilët për të neutralizuar rrezikun ndaj tyre kanë shtënë me armë zjarri”, njofton policia.
“Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka njoftuar edhe Inspektoratin Policor të Kosovës për procedura të mëtejme”, thuhet në njoftim.