BALLKAN, 21 Tetor 2023, 12:06

Miroslav Lajçak: Erdhëm me një plan dhe e diskutuam me Kurtin, do të flasim edhe me Vuçiçin

Miroslav Lajçak: Erdhëm me një plan dhe e diskutuam me Kurtin,

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka konfirmuar se në Kosovë kanë ardhur me një plan dhe se të njëjtin e kanë diskutuar me kryeministrin Albin Kurti.
Lajçak ka thënë se ai plan do të diskutohet edhe në Serbi me Aleksandër Vuçiçin, duke mos dhënë më shumë detaje.

Emisari sllovak ka thënë se dialogu nuk ka alternativë dhe ka deklaruar se sulmi në Banjskë i ka ndryshuar shumë gjërat.

“Ne gjithmonë kemi plan, patëm një plan, e diskutuam planin tonë me z. Kurti. Do ta diskutojmë edhe me z. Vuçiç. Nuk do të japim më shumë në detaje. Dialogu nuk ka alternativë. Sulmi i Banjskës i ka ndryshuar shumë gjëra. Dhe isha shumë i qartë që autorët duhet të përballen me pasojat. Dialogu duhet të vazhdojë”, ka deklaruar Lajçak.