BALLKAN, 18 Tetor 2023, 16:41

Një ditë pas deklaratës së Macron, Vuçiç si ‘nxënës’ i bindur: Do të vazhdoj të insistoj për formimin e Asociacionit, detyrim ligjor ndërkombëtar

Një ditë pas deklaratës së Macron, Vuçiç si

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi se do të vazhdojë të insistojë për formimin e Asociacionit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës. Nga Pekini, ku po zhvillon një vizitë zyrtare, Vuçiç u shpreh se formimi i Asociacionit është një detyrim ligjor ndërkombëtar, shkruan Tanjug.

Sipas tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk do që ta përmbushë këtë detyrim. Pyetjes së gazetarëve, se për Kurtin e tashmja e Kosovës është pa Asociacionin dhe se formimi i Asociacionit do të ishte goditje fatale për kushtetutën e Kosovës, Vuçiç theksoi se kjo është edhe e ardhmja e Kurtit dhe se thotë qartë se nuk do dhe nuk dëshiron të formojë diçka që është detyrim juridik ndërkombëtar.

“Është faji im, ndryshe nga ata që e duan aq shumë në Serbi dhe që kërkoj respektimin e detyrimeve ndërkombëtare dhe do të vazhdoj ta bëj këtë”, tha ai.