TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar drejt Parisit, për një vizitë zyrtare.
Ka qenë zyra e kryeministrisë që ka njoftuar vizitën e tij në Francë, ku bën të ditur se do të takohet me Sekretaren e Shtetit për çështje Evropiane të Francës, Laurence Boone dhe me diplomatë nga shtetet anëtare dhe deputetë të Parlamentit francez.
“Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar drejt Parisit. Ditën e sotme, gjatë qëndrimit në Francë, do të takohet me Sekretaren e Shtetit për çështje Evropiane të Francës, Laurence Boone, diplomatë nga shtetet anëtare dhe deputetë të Parlamentit francez”, thuhet në njoftim.
Vizita e Bislimit vjen pasi Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha në Tiranë më 17 tetor se Franca bëri një “gjest besimi sa i përket çështjes së vizave për Kosovën”, duke shtuar se “fjala nuk po mbahet”.
“Dua ta them një gjë me shumë qartësi. Ne kemi bërë një gjest besimi për çështjen e vizave. Sa i përket Francës, ato [vizat] janë hequr sepse ne respektojmë fjalën e dhënë. E sot, fjala nuk po mbahet. Pres një angazhim real nga këto dy autoritete [Kosova dhe Serbia] që të ecin përpara në javët e ardhshme. Ky është vetë kushti për paqe në gjithë rajonin”, deklaroi Macron.
Kjtojmë se, zbatimi i vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën pritet të hyjë në fuqi më 1 janar 2024.