BALLKAN, 27 Maj 2023, 14:12

Ministri i Brendshëm nga Leposaviçi: Këtu është Republikë e Kosovës

Ministri i Brendshëm nga Leposaviçi: Këtu është

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, zhvilloi sot një takim me kryetarin e komunës së Leposaviçit, Lulzim Hetemi, në godinën e institucionit.

Në një prononcim për mediat Sveçla theksoi se ajo çfarë po bëjnë autoritetet e Kosovës është legjitime.

Erdha, e vizitova kryetarin e Komunës, i dëshirova punë të mbarë. Shpreha mbështetjen tonë, u pajtuam që ka nevojë të gjitha institucionet, qoftë vendore apo qoftë qendrore, të punojnë për të mirën e qytetarëve, për ti shërbyer qytetarëve përkundër vështirësive.

Ne jemi të bindur që të gjithë këto vështirësi do t’i tejkalojmë. Policia e Kosovës është Kosovës dhe këtu është Republikë e Kosovës”, ka thënë Sveçla para mediave nga Leposaviçi.