BALLKAN, 27 Maj 2023, 13:23

Ambasadori suedez për situatën në veri: Do të përqendrohemi në normalizim të dialogut

Ambasadori suedez për situatën në veri: Do të

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund komentoi zhvillimet e djeshme në veri të Kosovës.

Westerlund theksoi se fokusimi duhet të jetë në normalizimin dhe fillimin e dialogut mes dy palëve.

Pesë policë janë lënduar dhe katër automjete janë dëmtuar dje (26 maj) nga incidentet në veri të Kosovës. Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës, duke theksuar se një prej veturave është djegur.

Me qëllim të pengimit të hyrjes së kryetarëve në objektet komunale, disa qytetarë janë mbledhur para ndërtesave komunale në veri të vendit.

Përveç personave të angazhuar dhe automjeteve të tyre të vendosura në afërsi dhe pranë objekteve komunale, në komunat veriore janë lëshuar edhe alarmet, të cilat përdoren nga strukturat kriminale për mobilizim dhe tubime.

Ndërkohë, ndërkombëtarët kanë dënuar veprimet e Qeverisë Kosovës, duke kërkuar që të ulen tensionet.