BALLKAN, 20 Shkurt 2022, 17:22

Tragjedia në tragetin e djegur në Korfuz/ Gjendet një trup i karbonizuar, shkon në dhjetë numri i viktimave

Tragjedia në tragetin e djegur në Korfuz/ Gjendet një trup i

Një trup i pajetë dhe i djegur është gjetur pasditen e sotme në garazhin 2 të tragetit Euroferry Olympia që mori flakë para dy ditësh. Sipas informacioneve, kufoma e djegur është mashkull dhe u gjet në një kabinë kamionin në hambarin e tragetit “Euro Ferry Olimpia”.  

Përfaqësuesi i Rojës Bregdetare, kapiteni Nikos Alexiou, duke folur për SKAI-n, ishte shprehur optimist se në anijen e djegur do të gjenden të mbijetuar të tjerë dhe për këtë operacioni i shpëtimit vazhdon.

Pas shpëtimit të shoferit bjellorus, por edhe tragjedisë me kufomën e djegur, numri i të zhdukurve shkon në dhjetë.

Pak pas orës 15, shpëtimtarët e EMAK-ut u desh të hipnin sërish në traget duke kërkuar të mbijetuar. Kur hapën dyert e papërshkueshme nga uji të garazhit 2, atyre iu desh të prisnin që të pastrohej atmosfera në mënyrë që të mund të hynin në të dhe të përpiqeshin të gjenin ndonjë drejtues mjeti që mund të ishte bllokuar atje.