BALLKAN, 23 Shtator 2024, 17:50

"Lavdi heronjve nga Banjska"! Avokati serb për posterin e vendosur në Serbi: Qëllimi i njëjtë me atë të udhëheqjes palestineze, të ruajnë urrejtjen për konfliktet e ardhshme

"Lavdi heronjve nga Banjska"! Avokati serb për posterin e

Avokati serb, Çedomir Stojkoviç ka shpërndarë në profilin e tij në "X" një poster përmes së cilës në tregohet se në Serbi po përkujtohet sulmi i para një viti në Banjskë të Zveçanit, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku dhe serbë.

“Në përvjetorin e sulmit terrorist në Kosovë/Banjskë të organizuar nga Aleksandar Vuçiç, në Serbi ai sulm festohet si akt heroik, organizuar nga partia në pushtet: ‘Të kujtojmë! Lavdi heronjve nga Banjska”, shkroi ai në një postim në “X”.

“Qëllimi është i njëjtë me atë kur udhëheqja palestineze e feston terrorizmin e Hamasit: ta ruajë urrejtjen për konfliktet e ardhshme”, shtoi Stojkoviç.

Sot u bë një vit prej kur paramilitarët serbë e sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit. Krerët e shtetit në Kosovë thonë edhe bashkësia ndërkombëtare e di se sulmi u bë me urdhër politik të Aleksandar Vuçiçit.