TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Me duart që i dridhen dhe sytë e përmbytur nga lotët, Arbenita thotë se “s’do të mundem me u msu me mungesën e babës”, e megjithatë thekson se “jam krenare se baba e dha jetën për të mbrojtur Atdheun”. 25-vjecarja, studente e Juridikut, është vajza e Afrim Bunjakut, rreshterit të policisë që u qëllua për vdekje nga një grup terroristësh serbë në fshatin Banjskë në veri të Kosovës.
“Lajmin e kobshëm ma dha tezja. Nuk doja më e besu. Baba ishte nis në orën 5 të mbrëmjes për në punë. E nuk u kthye me gjalle. Është një humbje që dhemb shumë, aq shume se nuk gjej fjale me e deshmu”, thotë Arbenita për News24, teksa na pret në shtëpinë e saj në fshatin Samadrexhë të Vushtrisë, ku ende dyert e mortit janë të hapura.
“Jam krenare për babën, e siç ai ma ka porosit unë do të ndjek rrugën e drejtësisë. Për të bërë drejtësi për vendin tim, vendin tonë, vendin për të cilin baba dha jetën”, thotë Arbenita, e cila lutet e shpreson që babai i saj të jetë Dëshmori i fundit në Kosovë.