TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se gjatë dy javëve të fundit ka informuar vendet anëtare të BE-së për gjendjen aktuale të dialogut dhe ka paralajmëruar se do të ketë më shumë misione zyrtare dhe një orar të ngjeshur takimesh në javët e ardhshme.
Me anë të një reagimi në Facebook, Lajçak përmendi edhe shpërthimin në afërsi të Zubin Potokut, duke denuar “sulmin terrorist që kishte si qëllim infrastrukturën kritike” në territorin e Kosovës.
“Udhëheqja e re e BE-së më në fund ka marrë detyrën, Kosova ka përjetuar një sulm të dënueshëm terrorist që synon infrastrukturën kritike - një akt që unë e dënova fuqishëm - dhe bota diplomatike po përgatitet për sprintin e zakonshëm të fundvitit," shkruan Lajçak.