TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i Republika Srpska, entitetit serb në Bosnje-Hercegovinë, Milorad Dodik është dërguar me urgjencë në një spital në Beograd pas problemeve shëndetësore.
Sipas mediave serbe, Dodik ka përfunduar në spital pas dhimbjeve akute në ezofag dhe stomak.
Operacioni i tij ka zgjatur për disa orë, ndërsa në përfundim të tij ai është transferuar në repartin e kujdesit intensiv. Pas përfundimit të operacionit, ai është vizituar në spital nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, i cili ka ndarë edhe një foto të tijën me Dodik.