BALLKAN, 22 Janar 2024, 10:52

Kurti: Që rajoni të integrohet, kërcënimet e sigurisë duhet të ndërpriten

Kurti: Që rajoni të integrohet, kërcënimet e sigurisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në samitin në Shkup është shprehur se duhet të ndalen kërcënimet e sigurisë në mënyrë që rajoni të integrohet ekonomikisht dhe qytetarët të përafrohen.

“Vitin e kaluar, në tetor, në samitin e procesit të Berlinit, e tregova idenë time për planin, që bazohet në disa shtylla për reformimin dhe zgjerimin. Procesi i Berlinit doli nga një mungesë për ndjenjës e zgjerimit urgjent, ndërsa tani për rritje, për shkak se agresioni rus vazhdon në Ukrainë. Ky takim vjen pas atij të takimit të ministrave t Financave në Maqedoninë e Veriut.

Kjo agjendë e reformave duhet të reformojë administratën. Fokusohet në agjendën jeshile dhe digjitalizimin, ndërsa në privat do të përmirësojnë financat. Gjithashtu përgatitim listë indikativë për zhvillimin ekonomik.

Plani i rritjes është i rëndësishëm për bashkëpunim më të fuqishëm rajonal, dhe të jemi të vetëdijshëm për fuqitë transformuese, siç është deri më tani lidhur me përmirësimin, Kosova është e gatshme për reforma. Që rajoni të integrohet ekonomikisht dhe qytetarët të përafrohen, kërcënimet e sigurisë duhet të ndërpriten. Kërkova dhe besim dhe marrëdhënia mes vendeve tona, kjo nuk mund të ndodhë nëse liria për mallra shfrytëzohet që të barten municione. Marrëdhëniet normale janë kyç për shfrytëzimin e potencialit. Në demokracitë liberale ka rëndësi sundimi i së drejtës”, tha Kurti.