BALLKAN, 19 Prill 2025, 14:32

Kurti dështon të sigurojë votat, hidhet poshtë emri i Albulena Haxhiut si Kryeparlamentare

Kurti dështon të sigurojë votat, hidhet poshtë emri i

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dështuar t’i sigurojë 61 vota për Albulena Haxhiun si kryeparlamentare.

Haxhiu ka marrë 57 vota pro, 20 kundër, 3 abstenime duke mos siguruar 61 votat e nevojshme për kryetare të Kuvendit. 

Me 119 vota pro ka kaluar raporti për verifikimin e mandatave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Pas votimit të këtij raporti, deputetët bënë betimin.