TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve për kryetar të komunës së Prishtinës, ku Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës, zyrtarisht ka fituar garën përballë Arben Vitisë së Lëvizjes Vetëvendosje.
Në KQZ sot është bërë certifikimi i rezultateve për raundin e dytë për kryetarë të komunave.
Edhe zyrtarisht në Prishtinë, fitues është Përparim Rama i LDK-së.
Nga rezultati zyrtar, Përparim Rama ka marrë 50.98 për qind të votave në kryeqytet, ndërsa Arben Vitia ka marrë 49.02 për qind.