TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Masat e reja për pandeminë, të cilat i përmendi dje kryeministri Kyriakos Mitsotakis në mesazhin e tij televiziv, u konfirmuan sot nga ministri i Shëndetësisë në Greqi, Thanos Plevris.
Në konferencën për shtyp, së bashku me Plevris, ishin kryetari i Autoritetit Kombëtar të Transparencës, Angelos Binis dhe Sekretari i Përgjithshëm i Tregtisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Sotiris Anagnostopoulos, ata theksuan se masat nuk synojnë kufizimin e aktivitetit të atyre që janë vaksinuar, por atyre që kanë zgjedhur të mos vaksinohen.
“Shoqëria nuk do të mbyllet, po marrim të gjitha masat,” tha ministri i Shëndetësisë.
“Mbi 85% e atyre që shtrohen në reanimacion ose humbasin jetën janë të pavaksinuar,” shtoi ai.
Vendet e punës do të ndjekin një orar të ri që do të fillojë nga ora 07:00 deri në orën 09:30, ndërsa në shitje me pakicë do të ketë ndryshim orari.
Në ambientet e brendshme të (lokaleve, restorante të brendshme, teatro, kinema, muze, ekspozita, konferenca, palestra) d të lejohen të futen vetëm të vaksinuarit.
Që nga 13 dhjetori, kushdo mbi 60 vjeç duhet të ketë marrë dozën e tretë për t’u konsideruar i vaksinuar plotësisht. Konkretisht, doza përforcuese do të bëhet në 6 muaj, ndërsa do të kenë një diferencë deri në 7 muaj, pasi më pas do të skadojë certifikata e vaksinimit.